Një person është arrestuar të hënën në Prishtinë, pasi është kapur në flagrancë duke tentuar ta grabisë një barnatore në lagjen “Ulpiana”.
Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 10:30.
I njëjti dyshohet të jetë përfshirë edhe më herët në raste të natyrës së njëjtë.
“Sot rreth orë 10:30, nga zyrtarët policorë të stacionit Jugu në Prishtinë, është arrestuar një person, për të cilin ekziston dyshimi i arsyeshëm se është përfshirë në një rast të grabitjes së mbetur në tentativë. Personi i dyshuar është arrestuar në flagrancë, në një barnatore në lagjen Ulpiana në Prishtinë”, ka thënë për KOHËN, zëdhënësja Flora Ahmeti.
Ajo më tej ka njoftuar se ndaj të dyshuarit kanë filluar procedurat policore në koordinim me prokurorin e shtetit.