Rrëfimi i parë publik i pa bërë në ndonjë medium tjetër nga ish-komandanti i Zonës së Drenicës, Sami Lushtaku, rreth ngjarjes kur ishte plagosur.
Edhe vetë Lushtaku e thotë gjatë emisionit ‘Rrëfime’ përballë moderatores Trëndelinë Buja, se kur ishin duke shkuar në Krushë të Madhe, bashkë me Sylejman Selimin, Hoxhën dhe Ilaz Kodrën në një makinë. Gjatë udhëtimit Lushtaku dregon se hasën në një postbllok policor serb, e që këta shkonin në drejtim të tyre. Ai gjithashtu ka treguar se si njëri nga policët serbë iu bënë me shenjë që të ndalohen për kontroll, që kjo për ta nënkuptonte përballje me policët serbë.
Me t’u ndalë Lushtaku thotë se kanë nisur gjuajtjet me armë nga të dyja palët, e ku edhe kishte marr plagë vetë, por që i kishte shpëtuar një murtajë dore që e kishin pasur me vete ua kishe shpëtuar jetën. Sipas tij gjuajtjen me mortajë nga Sylejman Selimi kishte neutralizuar forcat policore që ishin aty.
Në linkun e poshtëm është pjesa nga intervista me Sami Lushtakun: