Nis lirimi i hapësirave publike në Malishevë, publikohen pamje nga aksioni

Në komunën e Malishevës ka filluar të bëhet lirimi i hapësirave publike.

Kështu ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, i cili edhe ka publikuar një video gjatë aksionit për lirimin e këtyre hapësirave publike.

“Malishevën Urbane e meritojnë qytetarët tanë dhe ne po e bëjmë të tillë. Ky është një projekt i madh, që merr kohë dhe mund të krijojë ngarkesa në trafik, dhe për këtë me sinqeritetin më të madh kërkoj mirëkuptimin e gjithë qytetarëve dhe të bizneseve, të cilat preken nga ky projekt, veçmas gjatë kohës sa do zgjasin punimet”, ka thënë Kastrati.

Tutje, ai thënë se do të vazhdojnë pa ndalur.

Leave a Reply

Your email address will not be published.