Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hasan Dakaj, është arrestuar nga policia serbe në Merdar më 5 janar të këtij viti, teksa po udhëtonte me vëllain e tij drejt Italisë.
Në javën e gjashtë të qëndrimit në një burg të Serbisë, Hasan Dakaj pranoi vizitën e parë nga familja.
Vëllai i tij, Gëzim Dakaj, sot ka folur rreth vizitës së familjarëve.
“Gjendja shëndetësore jo e mirë e vëllait kur kanë kontaktuar me të. Ai ishte duke udhëtuar me vëllain për në Itali, pas liberalizimit të vizave. Po akuzohet për krime, si pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, është shprehur ai.