Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i shoqëruar nga ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu kanë vizituar punimet në rrugën Prishtinë-Mitrovicë.
Kreu i ekzekutivit ka publikuar një video në llogarinë e tij në Facebook nga punimet që po bëhen në këtë rrugë.
“Nga projekte me plane të dobëta, përgatitje të pakta dhe zvarritje të gjata, tani kemi plane të hollësishme, përgatitje të duhura dhe punë të rregullta”, ka shkruar ndër të tjera Kurti.