Në Kuvendin e Kosovës është zhvilluar një seancë solemne me rastin e e 26-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në hapje të seancës ka kënduar Ilir Shaqiri, i cili ka performuar ‘Sërish vjen marsi’, ndërsa Shkurte Fejza këndoi këngën ‘Mora fjalë’ dedikuar komandantit legjendar Adem Jashari.
Në seancën solemne prezentë ishin Rifat Jashari, presidentja Vjosa Osmani, ish-presidenti Fatmir Sejdiu, ambasadorë e të tjerë.