Dyshimi për vdekje në Prishtinë, Policia: Në rrugën “Ilaz Kodra” po bëhen xhirime

Policia e Kosovës ka konfirmuar për DTV se në rrugën “Ilaz Kodra” në lagjen “Dardania” në Prishtinë, janë duke u realizuar disa xhirime.

Kështu, bëhet e ditur se rasti i raportuar më parë nuk ka të bëjë me ngjarje të vërtetë, por kemi të bëjmë me një skenë filmike.


Dyshohet për një trup të pajetë në parking në lagjen “Dardania” të Prishtinës

Në lagjen “Dardania” në Prishtinë dyshohet për një trup pa shenja jete.

Në një fotografi shihen disa vetura të policisë në vendin e ngjarjes dhe një trup i pajetë i mbuluar.

Për rrethanat se si ka ndodhur ngjarja në fjalë akoma nuk është dhënë ndonjë detaj.

DTV është duke kontaktuar me Policinë e Kosovës, dhe do t’iu mbajë të informuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published.