Osmani takon mësuesen që mposhti dy herë radhazi kancerin: Ajo vazhdon të lërë gjurmë me brezin e ri

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e ka takuar mësuesen e saj, Xhevahiren, për të cilën tha se ka triumfuar në një nga betejat më të vështira jetësore, duke e mposhtur dy herë radhazi kancerin.

Osmani tha se pavarësisht kësaj, ajo me forcë, guxim dhe angazhim të jashtëzakonshëm vazhdon të lërë gjurmë të pashlyeshme në punën e çdoditshme me brezin e ri.

“Dija është rruga më e sigurt për të ardhmen dhe mirëqenien, ndaj mësuese Xhevahire, urime Ditën e Mësueses dhe punë të mbarë e shëndet në misionin tuaj fisnik”, shkroi Osmani.

Leave a Reply

Your email address will not be published.