Kolektivi “Marshojmë, s’festojmë” insistojnë të afrohen tek objekti i Qeverisë, hasin në rezistencë

Aktivistë të Kolektivit “Marshojmë s’festojmë”, janë penguar nga Policia e Kosovës, pas tentimit për t’u ofruar ndërtesës së Qeverisë. Në marshin e organizuar të premten në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, aktivistët kërkuan që fjalimin e tyre mbajnë në shkallët e ndërtesës së Qeverisë, gjë që u kundërshtua nga forcat e rendit.

Qytetarët nisën marshin e tyre nga sheshi Zahir Pajaziti, drejt ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, duke bërë thirrje për drejtësi për gratë e vrara në Kosovë dhe për mbrojtjen e grave që janë viktima të dhunës në familje.

Protesta të ngjashme janë mbajtur edhe vitet e kaluara në Kosovë në Ditën Ndërkombëtare të Gruas.

Nga Rrjeti i Grave të Kosovës thanë se as këtë 8 mars gratë nuk do të festojnë, por do të marshojnë “për të drejtat e grave dhe vajzave: të drejtën në punë pa diskriminim, të ecim pa u ngacmuar, pa frikë e dhunë, për jetë autonome, e pavarur dhe e fortë”.

Aktivistët për të drejtat e grave kanë thënë se gratë diskriminohen sa i përket punësimit dhe po ashtu kërkojnë më shumë siguri për gratë në ambientet publike dhe private.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.