Është arrestuar një burrë në Pejë, me inicialet A.K., i cili dyshohet për grabitje.
Ndërkaq motra e të dyshuarit ka njoftuar policinë se në rrugën “Zija Berisha”, në hyrje të banesës gjendet motoçikleta e viktimës.
“Hetuesit kanë kryer ekzaminimin e vendi ngjarjes dhe është tërhequr Motoçikleta”, thuhet në njoftimin e policisë.
“Pas një pune intensive nga hetuesitë e Stacionit Policor Pejë, me datë 08.03. 2024, kanë arrit ta identifikojnë dhe arrestojnë të dyshuarin A. K. tek i cili janë gjetur dhe sekuestruar dëshmi qe lidhen me veprën e Grabitjes, po ashtu gjatë kontrollit tek i dyshuari është gjetur dhe sekuestruar sasi e substancës narkotike për çka është iniciuar rasti”.
I dyshuari është intervistuar në prezencën e avokatit mbrojtës, është njoftuar Prokurori i shtetit. Pasi që i dyshuari kërkohej me urdhër arrest për shkak se më datë 23. 11. 2023 ishte arratisur nga Qendra Korrektuese në Lipjan ku ishte në vuajtje të dënimit i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.