“Në aksident janë përfshirë një motoçikletë dhe një veturë, ku si pasojë e lëndimeve të pësuara ka humbur jetën ngasësi i motoçikletës – viktima N. Z., 67- vjeçar”, ka thënë Zahiti.
Avni Zahiti, zëdhënës i policisë për Rajonin e Mitrovicës ka thënë për Telegrafin se 67- vjeçari që ishte ngasës i motoçikletës nuk mundi t’iu mbijetojë plagëve.
Vazhdojnë të jenë të larta aksidentet me fatalitet në rrugët e Kosovës.
Një aksident trafiku me pasojë fataliteti është raportuar sot rreth orës 16:00, në rrugën rajonale Mitrovicë-Podujevë, përkatësisht në Rekë të Mitrovicës.