Në mbledhjen e Komisionit Hetimor për rezervat shtetërore, përfaqësuesi I LVV-së, Driton Hyseni dhe ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj janë përplasur me njëri-tjetrin.
Hyseni ka kërkuar që të nënshkruhen marrëveshjet ndërkombëtare, gjë të cilës Qalaj e ka refuzuar.
Ai është shprehur se asnjëherë nuk do t’i votojë këto marrëveshje përderisa qeverisja po bëhet në mënyrë të tillë dhe se po injorohet zëri i opozitës.
“Nëse e dini se është e nevojshme nënshkrimi i marrëveshjeve ndërkombëtare nuk po i votoni në vendin ku duhet”, tha Hyseni.
“Nuk i votoj, kurrë nuk i votoj, qartë po të them kurrë nuk i votojë, se përderisa qeverisni në këtë mënyrë dhe injoroni zërin e opozitës kurrë nuk i votoj, hiç kurrë”, është shprehur Qalaj.
“Mos e ngrit tonin e zërit, je opozitë këtu, qytetarët ta kanë tregu vendin”, ia ktheu Hyseni.