/

Tahiri: PDK-ja e gatshme për zgjedhje të reja, po punojmë në çdo drejtim t’ia shkurtojmë jetën Qeverisë Kurti

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit ka folur fillimisht për zgjedhjet në katër komunat veriore, gjë për të cilën siç tha ai kryeministri Albin Kurti ia ka sjellur Kosovës këtë proces që ai e quajti të dëmshëm.

Sipas Tahirit, Kosova po e merr edhe një dëm të madh në këtë proces, por ai thotë se kjo është një faturë që po e paguajmë si rezultat i Kurtit.

“Mënyra e shkarkimit të tyre pa një marrëveshje politike, përmes referendumit, e thellon edhe më tutje ndarjen ndëretnike dhe do ta vështirësojë edhe më shumë qëndrimin e atyre shqiptarëve që jetojnë në ato pjesë të Kosovës. Proces i dëmshëm në të cilin na ka sjell kryeministri Kurti. Kosova po e merr edhe një dëm më të madh në këtë proces dhe nuk do duhej me perfundu në këtë situatë që jemi, mirëpo ky është dëmi dhe kjo është faturë që po e paguajmë si rezultat i kryeministrit Kurti”, tha fillimisht ai.

Tutje, shefi i grupit parlamentar të PDK-së, foli edhe për bllokimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, ku tha se partia ku ai bën pjesë nuk voton asgjë në Kuvendin e Kosovës që nga qershori i i vitit 2023.

Ai theksoi sërish se PDK është e gatmshme dhe kërkon zgjedhje të reja, pasi siç tha ai dëmi i Kosovës veçse po thellohet.

“PDK që nga qershori 2023 nuk voton asgjë në Kuvendin e Kosovës, as marrëveshje ndërkombëtare, as ligje, përpos iniciativave të veta për arsye sepse kërkojmë që kërkojmë t’ia ndërprejmë mandatin kësaj qeverie, qeverisja e të cilit është kthyer në dëm të interesave të qytetarëve të Kosovës. Nëse bëjmë një bilancë këto tri vite, sukseset e saj janë të pakëta, pothuajse janë të papërfillshme. Dëmin që e kemi marrë nga partnerët tanë strategjik janë të mëdhaja sa që kam frikën që janë të pariparueshme për një kohë të gjatë”, tha Tahiri i PDK-së.

Tutje ai shtoi se PDK po punon në çdo drejtim që t’ia shkurtojë qeverisjen kësaj qeverie.

“Kosovës i është ndalë ora ndërkombëtare, Kosova nuk njeh më njohje ndërkombëtare, njohjet nga shtetet tjera, Kosova nuk njeh anëtarësim në organizatat ndërkombëtare, edhe Këshilli i Evropës me gjasë po bllokohet, po marrim goditje të vazhdueshme. PDK nga qershori është e gatshme dhe kërkon zgjedhje. Zgjedhjet do duheshin të organizoheshin javën e kaluar. Dëmi veç po thellohet sa i përket agjendës tonë shtetërore. Jemi gati, dhe punojmë në çdo drejtim t’ia shkurtojmë jetën kësaj qeverie”, tha ai para gazetarëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published.