Betohet para Presidentes Osmani, gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Jeton Bytyqi

Sot u mbajt ceremonia e betimit të gjyqtarit Jeton Bytyqi para Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, dhe në prezencë të kryetares së Gjykatës Kushtetuese, Gresa Cakaj.

Presidentja Osmani e ka uruar z. Bytyqi për rolin e ri si gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese dhe ka theksuar rëndësinë e integritetit dhe paanshmërisë së gjyqtarëve të këtij institucioni.

Gjyqtari Bytyqi është betuar se do t’i qëndrojë besnik Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe se do t’i respektojë rregullat e etikës profesionale.

Leave a Reply

Your email address will not be published.