Policia në Drenas ka arrestuar një person, pasi dyshohet se me një mjet të mprehtë ka goditur një person, duke i shkaktuar kështu edhe lëndime trupore.
Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur të hënën, rreth orës 20:50, në Drenas.
“Gllogoc, 11.03.2024, 20:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi e kishte goditur me një mjet të mprehtë viktimën, mashkull kosovar. Viktima është dërguar për trajtim në QKUK Prishtinë, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.
DTV