/

Nagavci nuk raporton në Komisionin për Arsim, kritikohet nga LDK-ja

Sot është mbledhur Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport. Aty po tregohet gjendja e edukimit fizik, shëndetësor dhe sportiv të nxënësve në shkollat e të gjitha niveleve.

Në këtë komision nuk është duke marrë pjesë ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, e cila më herët kishte thënë se do të raportonte.

Anëtarja e Komisionit nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Vlora Dumoshi, ka ngritur shqetësimin që, sipas saj, në një diskutim aq të rëndësishëm për arsimin nuk po merr pjesë ministrja Nagavci.

Kryetari i këtij komisioni nga radhët e LVV-së, Ardian Gola, ka thënë se ministrja nuk është e pranishme, sipas tij, shkak ishte agjenda e planifikuar.

Lidhur me këtë, Dumoshi u shpreh se kjo nuk është arsye.

“Nuk është arsye. Nëse tjerave hera nuk do të vjen, ju lutem mos e vendosni në agjendë”, tha Dumoshi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.