Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti ka thënë se plani franko-gjerman është i mirë për të dyja shtetet.
Haliti ka thënë se në këtë propozim nuk parashihet që Serbia ta njohë Kosovën, por që as nuk do ta pengojë të bëhet pjesë e institucioneve europiane.
“Aq sa kam informacion, sepse deputetëve nuk i është shpërnda propozimi. Por, mendoj që është propozim i mirë për Kosovën dhe Serbinë…Në të cilën Serbia nuk është e obliguar ta njohë Kosovën, por nuk do ta pengojë të bëhet anëtare e OKB-së”, tha ai.
“Nuk do ta pengojë të bëhet pjesë e institucioneve europiane”, ka thënë ai ndër të tjera.