Këta janë 15 kamionë ushtarakë të prodhimit gjerman me të cilët është furnizuar FSK-ja

Në Kazermën e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), “Adem Jashari” në Prishtinë, gjatë ditës së sotme u inaugurua Qendra Shtetërore Trajnuese për Siguri Kibernetike në Kosovë.

Në po këtë ditë FSK-ja u furnizua edhe me 15 kamionë multifunksionalë të firmës gjermane “RheinMetall”.

Kamionët ushtarakë RheinMetall MAN HX2 janë prodhim gjerman. Nga 15 gjithsej, 10 janë blerë me buxhet të shtetit, ndërkaq pesë janë donacion.

Këta kamionë multifunksional janë të pajisur me teknologji moderne dhe janë të dizajnuar për operacione logjistike dhe veçanërisht taktike.

DTV

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.