Kryeministri Albin Kuti nesër do të zhvillojë një takim me emisarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i cili po qëndron në Kosovë në një vizitë zyrtare.
Takimin e ka konfirmuar zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu.
Escobar po qëndron sot në Kosovë në kuadër të një vizitë më të gjerë. Ai dje ishte në Belgjikë, ndërsa pas Kosovës do të udhëtojë edhe në Austri dhe Mal të Zi.
Ai aktualisht është në takim me presidenten Vjosa Osmani në Presidencë, ndërsa pas pak do të ketë një deklarim për media.
Temë diskutimi me krerët e vendit Escobar do të ketë dialogun me Serbinë dhe çështjen e dinarit. Po ashtu, Escobar do të zhvillojë takim edhe me liderët opozitarë sot nga ora 19:00.
DTV