Një tërmet me magnitudë 2.5 shkallë të Rihterit është shënuar sot në Kosovë.
Sipas Qendrës Sizmologjike Evropiane Mesdhetare tërmeti është regjistruar 8 kilometra në veri të Pejës.
Qendra Sizmologjike njofton se thellësia e tërmetit ishte 2 kilometra, ndërsa tërmeti është regjistruar në ora 13:12.
Qytetarët në këtë qendër kanë shkruar se tërmeti është ndier, ndonëse ka zgjatur vetëm disa sekonda.