Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka postuar në Facebook një fotografi me emisarin amerikan, Gabriel Escobar, me të cilin sot zhvilloi një takim.
Ajo ka shkruar se SHBA’të janë përkrah Kosovës për të garantuar sigurinë, kufijtë, pavarësinë, sovranitetin, kushtetueshmërinë dhe sundimin e ligjit.
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë përkrah Kosovës për të garantuar sigurinë tonë, kufijtë tanë, pavarësinë, sovranitetin, kushtetutshmërinë dhe sundimin e ligjit.”
Emisari amerikan në mbrëmje pritet të takohet me opozitën, ndërsa nesër do të takohet me Kurtin.
DTV