Pacolli: Kurti s’i mban fjalët, por veprimi për Manastirin s’është i gabuar

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behxhet Pacolli, ka thënë se vendimi i qeverisë për implementimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Manastirin e Deçanit nuk është i gabuar.

Ai ka thënë se është një pikë që është dashur të përmbushej pasi është pranuar që nga momenti që i shpalljes së pavarësisë dhe pranimit të dokumentit të Ahtissarit.

“Po vendimi i qeverisë nuk është i gabuar për arsye se përmbushte edhe një pikë që është dashur që të përmbushet. Është një obligim që rrjedh prej momentit kur ne kemi shpallë pavarësinë, gjegjësisht prej dokumenteve të Ahtisaarit dhe ky obligim që ka mbetur aty është dashur që të përmbushej. Nuk besoj që dikush në Kosovë mendon se duhet të premton një herë edhe nuk e përmbush, premtimi duhet të përmbushej. Mënyra siç e ka trajtuar qeveria këtë problem, gjegjësisht njerëzit e qeverisë, është diçka tjetër”.

Pacolli ka thënë se pavarësisht që kryeministri Albin Kurti e ka kundërshtuar këtë vendim në të gjitha format, ai përsëri e ka pranuar atë, pasi sipas tij, Kurti nuk është hera e parë që e nuk i mban premtimet.

“Nëse ata përpara kanë qenë kundër dhe kanë sha, kanë fyer, kanë bërë çmos për shkak të ekzistencës, vetëm mendimi që të pranohet kjo që është pranuar dje, ai e bën këtë tani pa as një problem. Dhe siç jemi mësuar nuk është hera e parë që Kurti del prej premtimeve të tij, ai shumëçka ka premtuar nuk e ka mbajtur fjalën. Sigurisht edhe në të ardhmen ne duhet të mësohemi me këtë dhe do të kemi rast të tjera. Por, si veprim unë nuk besoj që është i gabuar, është dashur të ndodhë. I gabuar ka qenë që duhet të pranohet dokumenti i Ahtisaarit në atë kohë, mirëpo atëherë ne nuk kemi pasur kurrfarë ndikimi në atë dokument. Ai dokument ekziston sot dhe në bazë të atij dokumenti ne e kemi shpallë pavarësinë dhe normalisht është obligim që është dashur që të përmbushet”, ka thënë ai.

DTV

Leave a Reply

Your email address will not be published.