Bajrami: KEK prin me kontrata të negociuara, 13 kontrata i ka me të njëjtën kompani në vlerë prej 5.6 milionë

Deputetja nga radhët e LDK’së, Hykmete Bajrami, ka thënë se me numrin më të madh të kontratave të negociuara pa publikim të kontratës prin Korporata Energjetike e Kosovës.

Sipas saj, KEK ka 112 kontrata të negociuara në vlerë prej 102 milionë euro.

Bajrami ka thënë se lidhja e kontratave në këtë formë është abuzim me paranë publike dhe ngre dyshime për përfitime të paligjshme.

“Negocimi më një palë dhe shpërblimi i të njëjtit me një kontratë është abuzim me paranë publike dhe ngre dyshime për përfitime të paligjshme. Në mesin e abuzuesve duhet të potencojë se prin KEK’u, e cila prej 240 milionëve, ka 102 milionë kontrata të negociume. Janë gjithsej 112 kontrata…KEK ka negociuar 13 kontrata me të njëjtën kompani në vlerë prej 5.6 milionë euro me një kompani. Me një tjetër kompani i ka shtatë kontrata, me një tjetër 6 kontrata të negociume, me dy kompani ka nga katër kontrata”, ka thënë Bajrami në Kuvendin e Kosovës.

Pas KEK, ka thënë se renditen Telekomi i Kosovës  dhe Shërbimi Klinik dhe Universitar i Kosovës.

“E kemi Telekomin e Kosovës me 28 kontrata dhe 21 milionë, e pastaj e kemi SHSKUK me 52 kontrata me 3.5 milionë”, ka shtuar Bajrami.

DTV

Leave a Reply

Your email address will not be published.