Një person i vdekur është gjetur në banesën e tij në Mitrovicë të Veriut.
Policia e Kosovës në raportin 24 orësh (14.03.2024) ka njoftuar që rasti është cilësuar vdekje e dyshimtë.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse dhe e kishin gjetur trupin e pajetë.
Sipas Policisë, rasti ka ndodhur më datat 12, 13 mars 2024 rreth orës 18:00 dhe 10:50.
Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në Insitutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.