Shkëmbimi territorial, Thaçi dhe Specialja/ Flet Haradinaj: Ka shumë pikëpyetje që duhet të sqarohen

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se ideja e shkëmbimeve të territoreve me Serbinë, nuk është sqaruar asnjëherë. Duke folur për idenë që bartej nga ish-presidenti Hashim Thaçi, ai ka thënë se liderët lokalë kanë mundur të bien viktime e projeksioneve të caktuara.

Ai ka thënë se nuk e ndërlidhë në mënyrë të drejtpërdrejtë aktakuzën e Prokurorisë Speciale ndaj Thaçit për krime lufte me projektin e shkëmbimeve territoriale, por ka thënë se në tërë këto zhvillime ka pikëpyetje që kërkojnë përgjigje.

“Jam ka du me folë që ka pasur disa zhvillime që s’janë sqaru kurrë. Edhe me të thënë George Ëashington edhe me nënshkru pavarësinë e shtetit tënd, edhe me qenë aty, edhe me kalu nëpër drejtësitë e UNMIK-ut, EULEX-it e ish-Jugosllavisë dhe në fund me ta maru edhe ty një gjykatë. Janë disa pikëpyetje që nuk e di kur i zbulon historia këto”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka thënë se kjo nuk ishte një temë që do të mund t’i bënte mirë një lideri të vendit.

“Kisha bo kujdes te atribuimi. Ka pasur qarqe ndërkombëtare që iu ka duke e bukur kjo ide, interesant me diskutu, ndoshta liderët lokalë këtu kanë ra viktimë e projeksioneve të caktume. Nëse dikush do me m’çu në dëm mua, duhet me më shti me një temë që s’i pëlqen dikujt tjetër dhe u kry. Nganjëherë kurrë s’e dimë e ku ka nisur dhe për çfarë qëllimi. S’mu ka dukur një temë që mund t’i bëj hajr atyre që e kanë përfaqësu temën.”, ka deklaruar ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published.