Përplasja Roth-Escobar për Kosovën, Paskal Milo: Presioni i Vuçiqit ka gjetur dëgjues edhe në DASH

Ish-ministri  gjerman për Europën, Michael Roth ka mohuar që për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës të jenë shtuar dhe dy kushte të reja.

Për ish ministrin gjerman, aktualisht deputet në Bundeshtag, qasja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Kosovës është e pabalancuar dhe e padrejtë.

Këtë deklaratë, ish-ministri i Jashtëm, Paskal Milo, e sheh të ashpër, por në këtë kuadër ai thotë se as Escobar nuk ka vendosur kushte personale pa miratimin e qeverisë së tij.

Por në këtë kontest, sipas tij, duket se ka ndikuar edhe Vuçiç, që ka gjetur dëgjues edhe në DASH dhe në disa vende evropiane.

‘Fakti qe Roth flet si kryetar i Komisionit të Jashtëm i jep përparësi dhe i jep zë. Por sigurisht që deklarata e tij është shumë e ashpër në adresë të deklaratave që bëri Esobar.

Unë nuk mendoj se Ecobar ka vendosur kushte personale në adresë të Kosovës apo të orientimit të Kosovës në KiE, sepse nuk i lejohet ta bëj edhe sikur të do ta bëj. Përkundrazi, ai ka marrë udhëzime nga DASH për ti bërë deklarata të tilla ku solidarizohet me kushtet që mund të kenë vënë disa vende anëtare të KiE nën presionin dhe lobimin edhe të Beogradit, e lidh këtë edhe me deklaratat që ka bërë sot Vuciç i cili ka shprehur pakënaqësi dhe rezerva lidhur me disa vende anëtarë të KiE që duna ta pranojnë Kosovën në KiE.

Pra, është një lloj presioni që ka bërë Vuçiç dhe besoj se ky presion që ka bërë ai dhe Serbia në veçanti, ka gjetur dëgjues edhe në DASH edhe ne disa vende evropiane që krijojnë opinion dhe që Ecobar e ka nxjerr përmes deklaratës së tij qëndrimin amerikan që të mos i presin urat me Serbinë sepse nëse do të pranohet Kosova si anëtare e KiE, kjo në radhë të parë do të jetë në respekt të Marrëveshjes së Ohrit, ku Serbia ka marrë angazhime që të mos pengoj anëtarësimin e Kosovës në institucione ndërkombëtare.’, thotë ai.

Sipas Milos, me këtë po del se Marrëveshja e Ohrit nuk po respektohet jo vetëm nga Beogradi por edhe nga shtetet që kanë qenë garantuese të saj.

‘Nëse do ndodhte kjo, do ti jepnim të drejtë marrëveshjes, do të theksonim që marrëveshjet po respektohen ose janë në rrugë, por nëse ndodh që Kosova aktualisht në prill kur do të behët diskutimi në Asamble dhe kur do marrë vendim Komisioni i ministrave në KiE, nuk miraton kandidaturën e Kosovës, atëherë tregohet qartazi që marrëveshja e Ohrit nuk po respektohet dhe nuk po respektohet jo vetëm nga Beogradi por edhe as nga ata që janë bërë garant që janë bërë garant që të respektohet dhe që tërë ditës kanë folur edhe sot dhe po flasin që marrëveshjes e Ohrit, kam parasysh Borellin, që marrëveshjet janë të detyrueshëm për të dyja palët.

Pra, këtu kemi një non-sens që ka çuar që të përplasen edhe fuqitë e mëdha të Quntit-it në radhë të parë Gjermanisë, sepse kam parasysh që Roth nuk ka folur në kapacitetin personal por as Escobar dhe nuk ka folur në emrin personal por ka folur në emrin e qeverisë së tij, pra kanë folur në emër të të dy shteteve dhe shohim një përplasje Gjermani-SHBA, në çështjen e kushtëzimit të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.’, tha profesori.

DTV

Leave a Reply

Your email address will not be published.