Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, priti sot në takim presidentin e Komitetit Paralimpik Ndërkombëtar, Andrew Parsons.
Sipas komunikatës, Konjufca në takim me Parsons, bisedoi lidhur me zhvillimin e sporteve të paralimpizmit në Kosovë, si dhe për krijimin e kushteve sa më të favorshme për sportistët paralimpistë.
“Kryetari i Kuvendit e falënderoi presidentin Parsons për angazhimin e dhënë për pranimin e Komitetit Paralimpik të Kosovës në Komitetin Paralimpik Ndërkombëtar, si dhe premtoi mbështetje për sportistët paralimpistë, përfshirë edhe gjatë pjesëmarrjes së tyre në Lojërat Olimpike ‘Paris 2024’”.
Edhe Parsons e falënderoi Konjufcën për pritjen dhe premtoi përkrahje edhe në të ardhmen për Komitetin Paralimpik të Kosovës.