/

Haziri: Ajo që Escobar tha për Osmanin s’është mirënjohje, nëse dëmtohet raporti, do t’i rrënohet shtëpia mbi kokë

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike, Lutfi Haziri tha se deklarata e emisarit amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i cili e quajti presidenten Vjosa Osmani garantuese kryesore të raporteve mes SHBA-së dhe Kosovës, i jep përgjegjësi shefes së shtetit.

Haziri tha në Frontal në T7 se tash Osmani “ka me i kry obligimet kushtetuese”.

“Kjo është përgjegjësi, nuk është mirënjohje”, tha Haziri.

“Nëse dëmtohet (partneriteti), ka me iu rrënu shtëpia mbi kokën e saj”, tha nënkryetari i LDK-së.

Ai tha se epiteti të cilin Escobar ia vuri Osmanit “nuk është blanco”.

Haziri tha se Osmani “ka marrë anë”, ndërsa Qeveria nuk bën dialog politik me opozitën.

“Ne po e shohim mosinteresimin e shumicës për ta ruajtur këtë Republikë”, tha ai.

Haziri tha se pushteti e sheh shtetin si “zgjidhje e përkohshme”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.