Burri raporton se gruaja me të cilën ka tre fëmijë është larguar nga shtëpia, s’e di ku ndodhet

Një person në Gjilan ka raportuar si të zhdukur bashkëshorten e tij me të cilën ka edhe tre fëmijë.

Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se gjilanasi ka deklaruar se bashkëshortja e tij është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj.

Njoftimi:

PERSON I ZHDUKUR

Rr. Xheladin Kurbaliu, Gjilan 16.03.2024-19:40. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se viktima femër kosovare, me të cilën ka bashkëjetuar dhe kanë tre fëmijë, është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published.