“Sikur në shumë vende të tjera të botës ashtu edhe ne zgjodhem që për halloëeen të dekorojmë oborrin e Rezidences Orenda-Pejë në mënyrë që ti argëtojm sado pak banorët 😊”, sipër fotografive të publikuara.
Faqja në Facebook e Shtëpisë së të Moshuarve në Pejë “Orenda” është e mbushur me postime. Po t’i shikosh këto postime, duket se gjithçka brenda kësaj qendre funksionon për mrekulli. Por, video që u publikua sot, ku shihet një infermiere duke e rrahur një të moshuar dhe xhirohet nga koleget e saj, e dëshmon të kundërtën.
Aty janë publikuar fotografi e video të aktiviteteve që realizohen me të moshuarit.
Fotografitë e fundit të publikuara janë nga organizimi që kanë bërë për “Halloëeen”.
Në postimet e mëposhtme ka edhe fotografi të publikuara nga festat e ditëlindjes që organizohen për banorët e qendrës.
Në një postim tjetër, kjo qendër bënte thirrje që të ndalej abuzimi me të moshuarit, më 15 qershor, kur është edhe Dita Ndërkombëtare për Ndërgjegjësimin mbi Abuzimin me të Moshuarit.
“Kujdes do të thotë nje fjalë e ëmbël në kohen e duhur, një vizit qoft edhe pa paralajmërim, një përqafim, një mbatje duarsh, ti shoqëroni në një vizitë mjekësore, ti mbajm për krahu sikurse në kohën kur ata na mbajten ne kur patem nevojë. STOP ABUZIMIT ME TË MOSHUARIT!”, thuhet në postimin e qendrës.
Pas rrahjes së të moshuarës në një shtëpi të pleqve në Pejë nga infermierja, ka reaguar edhe institucioni, që është qendër private.
Në një postim në Facebook, qendra “Orenda” në Pejë, ka shkruar se do të deklarohen në orën 19:00 rreth rastit.
“Ju njoftojmë se sonte në ora 19:00 në Rezidencën Orenda-Pejë do të mbahet konferencë për media, ku do të ju njoftojmë më afër me ngjarjen që na tronditi të gjithëve”, thuhet në njoftim.
Policia e Kosovës njoftoi se janë arrestuar dy vajza, pasi në rrjetet sociale u shpërndanë pamjet, ku një grua në Shtëpinë e të Moshuarve në Pejë torturohet e rrahet nga një infermiere, derisa dikush afër saj qesh dhe e incizon.