“Pas njoftimit për sjelljet e pahijshme të punëtores A.P (ushtrim i dhunës ndaj banueses në kohën e kujdestarisë) merret vendimi si më lartë. A.P suspendohet nga puna për veprën e bërë, ndërsa A.R, R.K dhe G.N për faktin se kanë qenë në ndërrim bashkë me A.P por nuk e kanë lajmëruar rastin tek përgjegjësit”, thuhet në vendim.
Shtëpia e të Moshuarve në Pejë “Orenda” ku ndodhi sulmi fizik ndaj të moshuarës, ka bërë të ditur se ka suspenduar nga puna katër infermijeret të pëfshira në këtë rast.
VIDEO: Infermierja sulmon fizikisht një grua të moshuar në Pejë
Tutje kanë njoftuar se në orën 19:00 do të mbajnë një konferencë për media ku do të flasin për rastin.