Këmbësorët të cilët qarkullojnë në rrugën “Rrustem Statovci”, në Prishtinë, e kanë pothuajse të pamundur qarkullimin nëpër trotuare.
Kjo pasi ato janë të zëna nga veturat.
Zyrtarët policor në mesditën e së enjtes, kanë dal në aksion.
Ata po gjobitin veturat të cilat janë parkuar në trotuare të kësaj rruge që gjendet afër parkut të qytetit.