/

Është nëna e dëshmorit Taulant Nura, e moshuara që u sulmua fizikisht në Pejë

Humanisti Adnan Hyseni, përmes një shënimi në Facebook ka thënë se në bazë të informacioneve që posedon, e moshuara në fjalë është nëna e dëshmorit Taulant Nura nga Gjakova.

Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale, shihet se si disa punonjëse të kësaj shtëpie kanë sulmuar fizikisht një grua të moshuar, derisa njëra prej tyre është treguar e pamëshirshme duke e goditur me shuplaka vazhdimisht.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një shtëpi të moshuarve në Pejë.

Hyseni thotë se Taulant Nura ra heroikisht në Qabrat të Gjakovës bashkë me dëshmorin nga Peja Ahmet Gjikolli.

Prokuroria Themelore në Pejë, ka njoftuar se pas publikimit të video incizimit në rrjetet sociale të sulmit në Shtëpinë e të Moshuarve në Pejë, kryeprokurori i kësaj Prokurorie, ka angazhuar dy prokurorë të shtetit dhe ka autorizuar Policinë e Kosovës që të ndërmerren masat e nevojshme ligjore ndaj personave që kanë kryer këtë vepër penale.

Leave a Reply

Your email address will not be published.