Gjendet vajza e mitur pasi u raportua e zhdukur, arrestohen 2 persona për përdhunim

Është gjetur nga Policia e Kosovës një vajzë e mitur, e cila u raportua e zhdukur më 16 mars.

Sipas mediave të Kosovës, ajo u gjet pas dy ditësh, të hënën e 18 marsit dhe ngjarja ka ndodhur në Prizren.

Në njoftimin zyrtar, Policia njofton se viktima ka deklaruar se gjatë atyre dy ditëve kishte qenë në shoqërimin e dy personave, të cilët dyshohet se e kanë përdhunuar.

“Më 16.03.2024 në stacionin policor, nga familjarët ishte raportuar si person e zhdukur viktima femër kosovare e mitur, ndërsa me datën 18.03.2024 sektori i hetimeve rajonale pas një pune intensive ka arritur që viktimën e mitur ta gjejë. Viktima ka deklaruar se gjatë atyre dy ditëve kishte qenë në shoqërim të dy personave, me të cilët kishte dyshohet se kishte kryer veprën e lart-cekur”, thotë Policia në raport.

Ndërkohë prokurori i çështjes ka urdhëruar që viktima e mitur të dërgohet për ekzaminim mjekësor.

Ndërkohë lidhur me ngjarjen janë identifikuar dhe arrestuar dy persona të cilët janë dërguar në paraburgim. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published.