/

Krasniqi për Qeverinë Kurti: Tri vjet degradim, korrupsion, izolim, frikë e mashtrim

Sot janë bërë tri vjet prej kur kryeministri Albin Kurti e mori postin e të parit të qeverisë.

Në trevjetorin e Qeverisë Kurti, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, përmes një video të postuar në llogarinë e tij në “Facebook” ia ka përmendur Kurtit disa nga, siç i quajti ai, skandalet e qeverisë.

Ai tha se në këto tri vjet është shpërfaqur natyra mashtruese e Kurtit dhe kabinetit të tij, duke i sjell më shumë shtetit dhe qytetarëve.

“Tri vjet degradim – korrupsion – nepotizëm. Tri vjet keqqeverisje – izolim – frikë. Tri vjet mashtrim!”, shkroi Krasniq.

Leave a Reply

Your email address will not be published.