“Kohë pas kohe ka familjarë që po i tërheqin familjarët e tyre nga Shtëpia e të Moshuarve. Brenda objektit ka qëndruar edhe një familjar të moshuarës, të cilët pastaj dolën bashkë nga objekti i të Moshuarëve”.
Pas dhunës fizike, është tërhequr e moshuara nga Shtëpia e të Moshuarve ‘Orenda” në Pejë.
Po ashtu edhe qytetarë të shumtë po i tërheqinë familjarët e tyre nga kjo shtëpi.
“Brenda Objektit ndodhet edhe njëra nga të dyshuarat për dhunë ndaj të moshuarës”, tha Daci më tej.
Në lidhje me këtë ngjarje të rëndë ka reaguar edhe institucioni ku ka ndodhur ngjarja.
Aksionari më i madh i këtij institucioni Anton Rasaj ka kërkuar ndjesë për pamjet.
Ai thotë se sapo ka parë pamjet ka reaguar me urgjencë.
“Unë jam investitor, kursimet e fituara jashtë vendit me familje vendosem t’i investojmë në vendlindje. kemi punësuar personel dhe jemi kujdesur që të krijojmë vende pune për bashkatdhetarët tonë dhe të kujdesemi që të ketë maksimalisht sjellje profesionale nga personeli në qendrën tonë, por ja që situata në fjalë na ka lanë pa fjalë dhe plotë mllef”, ka njoftuar Orenda.