“Qendër e cila nga fillimi u hap për të gjitha arsyet përpos kujdesit ndaj të moshuarve. Pa rregullsi, jo profesionalizëm, pa kujdesi dhe kërcënime ndodhën në atë qendër sa isha menaxhere, arsye kjo pse dhashë dorëheqje pas 3 muajve”, tha ajo.
Përmes një statusi në Facebook, ajo ka thënë se qendra në fjalë “u hap për të gjitha arsyet përpos kujdesit ndaj të moshuarve”.
Ish-menaxherja e qendrës së të moshuarve, Viola Sahatçiu ka reaguar ndaj keqtrajtimit të fundit që është bërë ndaj një të moshuare në qendrën “Orenda”.
Ajo theksoi, se aty ka qenë dëshmitare e parregullsive e kërcënimeve.
Për rastin e keqtrajtimit të së moshuarës, Sahatçiu, ka thënë se është “vetëm reflektim i vogël”, se çfarë ndodhë aty.
Ajo e ka quajtur absurde, paralajmërimin e qendrës “Orenda” se do të dalë dhe të sqarohet për rastin.
“Arsyeja pse po reagoj është se pashë lajmin se ‘Orenda’ do të dal dhe të mbaj konferencë për media për tu distancuar nga sjellja e punonjësve të tyre. E mu kjo mu duk shumë absurde pasi aty ka edhe kamera”, ka thënë ajo.
Më pas ish-menaxherja e kësaj qendre e ka fshirë postimin për arsye të panjohura.