Kërcënon pronarin e “Orenda” burri i njërës nga infermieret ‘dhunuese’ të nënës së dëshmorit

Atje është arrestuar burri i njërës nga grave që shihen në video. Policia e Kosovës ka shkuar në qendrën “Orenda” në Pejë pak minuta më parë.

Zhvillime para “Orenda”-s në Pejë, pronari kërcënohet nga familjari i infermieres, ndërhyn policia

Ai është arrestuar pasi dyshohet që e ka kërcënuar pronarin e kësaj qendre, Anton Rasaj.

Lidhur me rastin është deklaruar edhe Policia e Kosovës. Sipas PK-së rasti ka ndodhur më 29 tetor derisa sot në rrjete sociale është publikuar videoja e momentit kur një infermiere e godet me shuplaka e shqelma një të moshuar, ndërsa disa të tjera veç qeshin dhe një nga to e incizon momentin.

Tashmë, janë arrestuar dy infermiere, derisa katër janë suspenduara.

Leave a Reply

Your email address will not be published.