Shefi i deputetëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka kërkuar deklaruar se do të kërkojnë interpelancë për tri vite të qeverisjes së Albin Kurtit. E në këtë seancë, Tahiri tha se do të kërkojnë shkarkimin e tij.
“Është një kërkesë e PDK-së e nënshkruar që ndërlidhet me një komision hetimor që ndërlidhet me tenderë njëburimor. Për ne si Aleancë është e rëndësishme që të trajtohet sa më shpejt kërkesa jonë për një debat parlamentar për trevjetorin e qeverisë. Kemi hyrë në vitin e katërt dhe Kosova është duke stagnuar gjithçka që i jep kuptim në këtë qeverisej është stagnues, ekonomia, mirëqenia, dhe te gjitha. Janë disa pika që do t’i trajtojmë në Kuvend dhe do të kërkojmë dorëheqjen e tij. Ai është vetëdorëzuar, ne momentin kur flet për zgjedhje është vetë dorëzim i tij”, tha Tahiri pas mbledhjes së Kryesisë.
“Janë tri mënyra: E parë dorëheqja e tij, e dyta kur votohet mocioni i mosbesimit dhe vetëshpërbërja. Ne si Aleancë e kemi kërkua shkarkimin e tij që një vit e gjashtë muaj. Kurti në strategjinë e tij e ka viktimizimin, ne do ta thërrasim në interpelancë në diskutim. Ballafaqimi i parë i ynë do të jetë për tri vite qeverisje, pse janë shpenzuar 209 milionë euro në tenderë njëburimore… Ideja jonë është që ta dekonspirojmë përmes këtyre temave”, u shpreh tutje Tahiri.