Ambasadori britanik takon Tërnavën: Diskutuam si mund të punojmë bashkë për të adresuar çështje siç është dhuna seksuale

Ambasadori i Britanisë në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka njoftuar se është takuar me myftiun Naim Tërnava.

Hargreaves ka thënë se me Tërnavën kanë diskutuar se si mund të punojnë për çështje siç është adresimi i dhunës seksuale.

“Komuniteti islamik i Kosovës e pasuron kulturën e larmishme të Evropës dhe ka rol të madh për të luajtur në tejkalimin e boshllëqeve ndërmjet komuniteteve të Kosovës. Ishte e mrekullueshme të takoh myftiun Naim Tërnava për të diskutuar mbi këto çështje dhe se si mund të punojmë së bashkë në çështjet si adresimi i dhunës seksuale”, ka shkruar Hargreaves.

DTV

Leave a Reply

Your email address will not be published.