Konjufca: Unë moti jam për zgjedhje, duhet të ulemi me partitë dhe ta specifikojmë kohën e përshtatshme

Kryeparlamentari Glauk Konjufca, ka thënë se ndan mendim të njëjtë me opozitën për ta dërguar vendin në zgjedhje, veçse kërkon dakordim me partitë politike për ta gjetur kohën e përshtatshme.

Kreu i Kuvendit thotë se kërkesë specifike nga partitë politike nuk ka pasur por që nuk e përjashton mundësinë për një gjë të tillë. Thotë se kohën për ta dërguar vendin në zgjedhje, duhet dakordim me partitë politike.

Sot e patëm mbledhjen e Kryesisë e përfunduam mbledhjen e kryesisë nuk pashë asgjë nga këto kërkesa por nuk e përjashtoj që në të ardhmen ndonjë grup parlamentar mund të filloj mbledhjen e nënshkrimeve. Ju e dini që unë moti jam për zgjedhje, kam thënë që opsioni më i mirë është të shkohet në zgjedhje, të gjithë po thonë se është sivjet por ky vit i ka edhe disa muaj.

Nuk mund të ju them saktë se cila është koha më e mirë për të shkuar në zgjedhje, mirëpo e keni dëgjuar edhe kryeministrin që ka thënë se do të ishte në mbështetje të një iniciative të opozitës sa i përket shkuarjes në zgjedhje. Vetëm duhet të ulemi me partitë politike dhe ta specifikojmë se cila është koha më e përshtatshme a është vera apo vjeshta”, tha Konjufca.

Leave a Reply

Your email address will not be published.