Zv/ministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka njoftuar se sot kanë nënshkruar kontratat për ndërtimin e rrugës Prishtinë-Pejë, përkatësisht segmenti Kijevë-Dollc (llotet 2,3 dhe 4), ndërsa lloti 1 është në rivlerësim.
“Vlera e ktyre kontratave është 21 milionë euro. Shpronësimet për këtë rrugë i kemi përfunduar të gjitha dhe kemi kontraktuar mbikqyrjen e jashtme profesionale që do të kujdeset për mbarëvajtjen e punimeve”, ka shkruar ndër të tjera Durmishi.