Ministri Maqedonci priti në takim gjeneralin e lartë Gulmezoglu

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, i shoqëruar nga Shefi i Stafit të Shtabit të FSK-së, gjeneral brigade, Ilir Qeriqi dhe zyrtarë dhe oficerë të lartë tjerë të MM/FSK, priti sot në takim Shefin e Departamentit për Marrëdhënie me Jashtë të Ministrisë së Mbrojtjes së Turqisë, gjeneral brigade Omer Nafiz Gulmezoglu, të shoqëruar nga zyrtarë dhe oficerë të lartë të Turqisë.

Ministri Maqedonci e falënderoi gjeneralin Gulmezoglu për mbështetjen e pakursyer të Republikës së Turqisë nëpër të gjitha fazat e shtetndërtimit të Kosovës, në veçanti në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, si dhe shprehi vullnetin e fuqishëm për vazhdimin e mëtejmë të këtij bashkëpunimi të ngushtë në mes të të dyja vendeve.

Nga ana e tij,  gjenerali Gulmezoglu e falënderoi ministrin Maqedonci për pritjen miqësore dhe vuri në dukje se Turqia gjithmonë do ta mbështesë Kosovën  në arritjen e qëllimeve të saj strategjike.

Gjenerali Gulmezoglu pohoi se Republika e Turqisë është e interesuar dhe angazhohet në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Kosovë e në rajon dhe se kjo më së miri dëshmohet me prezencën e trupave turke në kuadër të KFOR-it.

Leave a Reply

Your email address will not be published.