Kanë mbetur edhe tri ditë ku zyrtarët publikë kanë obligim të deklarojnë pasurinë në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit , që është i obliguar me ligj.
Këtë e ka bërë të ditur, Yll Buleshkaj drejtor i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsioni.
“Me vetëm katër ditë përpara përfundimit të afatit, është e rëndësishme që të gjithë zyrtarët të përmbushin këtë detyrim në kohë dhe me saktësi.
Afati i deklarimit të pasurisë përfundon, më 31 mars, është koha për zyrtarët që obligohen me ligj për të deklaruar pasurinë duhet të sigurohen që deklarimi i tyre të jetë i plotë dhe në kohë. Nëse nuk deklarohen në kohë, për vonesë deri në 15 ditë, Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit shqipton gjoba prej 30% të pagës, ndërsa për vonesa më të mëdha, Agjencia… dorëzon kallëzim penal në Prokurorinë e Shtetit”, tha Buleshkaj.
Sipas tij, në vitin e kaluar, 2023, raportohet se janë shqiptuar rreth 32 gjoba për vonesë në deklarim, ndërsa për pasaktësi në deklarim apo vonesa janë dorëzuar mbi 80 kallëzime penale.