Nuk votohet në Kuvend Projektdeklarata për raportet e Kosovës me ShBA-në

Deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk kanë arritur që as edhe në seancën e sotme të votojnë pro Projekt-Deklaratës për raportet e Republikës së Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kryetari Glauk Konjufca tha se kjo pikë nuk mund të votohet pasi nuk ishte i pranishëm në sallë deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, që ishte propozues.

Në seancë tjetër ka kaluar edhe pika Programi Kombëtar të Shkencës 2023/2028.

Kurse janë miratuar pikat si në vijim:

Shqyrtimi i Raportit vjetor të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për vitin 2022;

Shqyrtimi i Raportit vjetor për gjendjen e mjedisit në Kosovë për vitin 2022;

Shqyrtimi i Projektrezolutës për vlerësimin e punës së Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për vitin 2022.

Leave a Reply

Your email address will not be published.