Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, po intervistohet nga Prokuroria e Speciale në Prishtinë.
Burimet e RTK-së bëjnë të ditur se Berishaj gjendet në Prokurorinë Speciale që nga ora 8:30 e mëngjesit, ndërkaq RTK-së i është kërkuar që për informacione shtesë të pritet avokati i tij.
Ky intervistim vjen pas dyshimeve për një aferë financiare të Berishajt në Slloveni, për të cilën është raportuar në media.
Ndërkohë u.d Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj u pa teksa doli nga ndërtesa e i cili nuk deshi të flasë para kamerës.
Me insistimin e gazetarëve ai konfirmoi se Martin Berishaj është duke u intervistuar nga Prokuroria Speciale.