Nga e diela fillon llogaritja verore e kohës

Nga e diela, më 31 mars 2024 fillon llogaritja verore e orës. Akrepat e orës do të zhvendosen një orë përpara, pra nga ora 02:00 e mëngjesit, në orën 03:00 të mëngjesit.

Ndryshimi i orës bëhet dy herë gjatë vitit, të dielën e fundit të marsit dhe të dielën e fundit të tetorit, me qëllim të shfrytëzohet sa më mirë energjia diellore.

Nga llogaritja verore e orës i bie që të flemë më pak, por nga ana tjetër do të mundësojë të përfitojmë nga ditët më të gjata dhe rrezet e diellit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.