Zjarri në malet e Rugovës, nga Komuna e Pejës thonë se i njëjti u lokalizua gjatë mesnatës

Zjarri ka përfshirë të dielën malet në fshatrat Kuqishtë dhe Stankaj në Rugovë të Pejës.

Lidhur me këtë rast, nga Komuna e Pejës kanë bërë të ditur  se zjarri është lokalizuar mbrëmë.

“Zjarri është lokalizuar mbrëmë në mesnatë, nuk ka qenë rrezik për shtëpitë përreth”, ka thënë Faik Zekaj, zëdhënësi i Komunës së Pejës.

Zekaj tutje ka shtuar se ende nuk dihen shkaqet që kanë quar deri tek shpërthimi i zjarrit.

Që nga orët e mëngjesit ka kontaktuar me policinë e Pejës për të marrë më shumë informacione rreth këtij rasti, por të njëjtit nuk janë përgjigjur.

DTV

Leave a Reply

Your email address will not be published.