“Situata në Kosovë po përkeqësohet nga çasti në çast e Kryeministri nuk e ka idenë se çka po ndodhë me vendin e tij! Sot i kam kërkuar që urgjentisht të ndërrojë kahje e ta shfuqizojë vendimin e tij për targat e të mos e rrezikojë stabilitetin në vend e në rajon. Kosova ka nevojë për marrëveshje për njohje me Serbinë, e jo për populizma që me to t’i shërojë egot e sëmura Kryeministri. Ne nuk e kemi luksin që për tekat e tij, ta rrezikojmë ekzistencën e shtetit dhe lirinë e paguar shtrenjtë”, ka deklaruar Haradinaj.
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk ia ka idenë se çfarë po ndodh në vendin e tij. Haradinaj ka thënë se sot i ka kërkuar atij që të ndërrojë kahje, me shfuqizimin e vendimit për targat.
Ai ka thënë se situata po përkeqësohet nga çasti në çast.
Sipas ish-kryeministrit Haradinaj, nëse kryeministri aktual nuk ndërron kurs të veprimit dhe nuk harmonizohet me kërkesat amerikane menjëherë, “ai sigurt se po rrëshqet në tradhti”.
“Unë s’kam çka i them tjetër përpos që nuk do të lejohet as ai e askush tjetër që ta rrezikojë të ardhmen e vendit. Prandaj ndalu!”, ka shkruar ai në fund.