Komandanti i Brigades se Zjarrfikësve në Prishtinë, Malë Gashi tha se zjarri në trafostacionin në Prishtinë tashmë është drejtë përfundimit.
“Reagimi ka qenë i shpejtë. Tashmë po e shihni që gjithçka është në përfundim e sipër dhe gjithçka është drejtë fundit. Sa i përket të lënduarve nuk kemi informata se ka, që është lajm i mirë sigurisht. Ndërsa sa i përket dëmeve materiale ne nuk bëjmë asi lloj vlerësimi, janë inspektorët e tjerë që do të bëjnë vlerësimin se pse ka ardhë deri tek zjarri”, tha Malaj.
Derisa Lulzim Fushtica, drejtor i Drejtorisë për Siguri edhe Emergjenca në Prishtinë, tha se një pjesë e kryeqytetit ka mbetur pa energji elektrike, teksa sipas tij, po punohet për një zgjidhje alternatrive.
“Për momentin një pjesë e kryeqytetit është pa rrymë pasi që kjo është një prej trafostacioneve kryesore, pra Arbëria dhe Qendra janë pa rrymë. Ekipet e KEDS-it janë duke punu që sa më shpejtë të gjejnë zgjidhje alternative që rryma të kthehet në këto pjesë. Policia është duke u marrë me hetime. Derisa nuk kemi ende ndonjë dyshim për arsyet e zjarrit”, tha Fushtica.
DTV